Lajme Javore

Informohu i pari

Vd es lezhjani me koronavirus në Londër, mesazhi prekës i ish-deputetit: Kushëri jeta është e padrejtë

Një shqiptar nga Lezha ka hu mbur je tën nga koronavirusi në Britaninë e Madhe. Vik tima është Ledi Skuraj, baba i dy fëmijëve. Ai humbi betejën me sëmu ndjen ditën e sotme teksa po mjekohej në një spital në Londër prej disa ditësh, pasi zbuloi se ishte infektuar. Lezhjani në Londër ishte administrator i disa lokaleve, ky dyshohet se u infektua me koronavirus.

Lajmi tragjik për ndarjen e tij nga j eta konfirmohet nga të kushërinjtë dhe shokët e tij në rrjetet sociale, mes tyre ish-deputeti Edurd Ndocaj, që ka postuar një mesazh prekës për kushëririn e tij. Ledi Skuraj jetonte prej vitesh në Londër sëbashku me familjen.

Kunati i vik timës Tonin Nikolli i pikëlluar shkruan se Ledi humbi betejën në një moshë shumë të re. “Kunati ynë i dashur, burri i motrës, Ledi Skuraj humbi betejën me korona virus në një moshë shumë të re. Kërkoj nga të gjithë, të respektojnë dhimbjen tonë duke mos na derguar urime për Festën e Pashkëve, të asnjë lloji!”.

Deri tani nga koronavirusi kanë hu mbur je tën shqiptarë në SHBA, dy në Itali dhe tashmë në Londër. Në Angli janë 78991 persona të prekur me koronavirus dhe 9875 vik tima deri tani, 917 prej të cilave në 24 orët e fundit.