Lajme Javore

Informohu i pari

SHBA tejkalon Italinë për numrin e vik timave nga koronavirusi, 19,681 të vd ekur dhe mbi 500 mijë të infektuar

SHBA-ja është zyrtarisht shteti me më shumë vik tima nga koronavirusi në të gjithë botën.

Numri i vde kjeve nga Covid-19 në SHBA ka tejkaluar këtë të shtunë numrin e vik timave në Itali.

Sipas të dhënave zyrtare, ka shkuar në 19,681 numri i vde kjeve nga koronavirusi në SHBA, ndërsa Italia konfirmoi sot 18,849 vik tima në total, ku 609 persona hum bën je tën gjatë 24 orëve të fundit.

SHBA gjithashtu regjistroi dje numrin më të lartë të vik timave nga pandemia Covid-19, ku u shënuan mbi 2 mijë vik tima në 24 orë, që përbën shifrën më të lartë të vde kjeve brenda një dite në rang global.

Vatra më e madhe e pandemisë në SHBA është New York, ku vetëm dje hu mbën je tën 783 persona, duke e çuar në 8627 numrin total të vik timave në këtë shtet federal.

Sipas shifrave të fundit, 508,791 amerikanë janë testuar pozitivisht për Covid-19, që prej shpërthimit të koronavirusit, shifër kjo që përbën rreth 30% të rasteve në të gjithë botën.

Teksa në SHBA ende nuk ka përfunduar dita, vetëm gjatë orëve të fundit janë regjistruar mbi 18 mijë raste të reja me Covid-19.