Lajme Javore

Informohu i pari

Pas “pushtimit” nga koronavirusi, SHBA tani goditet nga një tërmet i fuqishëm

Një tërmet i fortë ka goditur pak më parë SHBA-në.

Sipas të dhënave të publikuara nga EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.2 sipas shkallës Rihter dhe 15 km thellësi fokale.

Mediat amerikane shkruajnë se epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit Bodie, në kufirin midis Kalifornisë dhe Nevadës.

Lëkundjet u regjistruan rreth orës 7:36 të mëngjesit me orën lokale (16:36 me orën në Shqipëri).

Deri më tani nuk ka raportime për njerëz të lënduar apo dëme materiale.

Bodie ka qenë dikur qyteza e minierave të arit, ndërkohë që tani është një park shtetëror në vargmalet lindore Sierra Nevada, 90 km në juglindje të liqenit Tahoe.

Kujtojmë këtu që javët e fundit SHBA është goditur nga disa tërmete të fortë me magnitudë mbi 5.

SHBA tashmë është shteti më i prekur nga koronavirusi, ku janë regjistruar më shumë se 19 mijë viktima në total dhe ka mbi 500 mijë të infektuar.

Burimi: Fox LA|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania