Lajme Javore

Informohu i pari

Pacientët e infektuar nga koronavirus zbulojnë një simptomë të re që kanë përjetuar

Pacientët e infektuar nga Covid 19 kanë përshkruar një simptomë të re të virusit.

Ata kanë treguar se mes simptomave që tashmë janë përmendur si dhimbjet e kraharorit, kolla dhe temperature, duhet të shtohet edhe një simptomë.

Të infektuarit e kanë përshkruar këtë simptomë si një ndjesi të çuditshme në lëkurë, diçka të ngjashme me ngjethjen e lëkurës. Ata kanë thënë se zbulimi i kësaj simptome, mund të ndihmojë njerëz të tjerë të kuptojnë që janë infektuar.

Një prej pacientëve, tha:

Është një ndjesi fizike marramendëse, duket sikur çdo gjë nën lëkurë po zien. Kam patur për rreth 9 ditë simptoma, e dija që do të kisha temperaturë, kollë dhe dhi mbje. Kisha lexuar për to. Por, u habita kur përjetova simptomën për të cilën nuk kisha lexuar askund. Edhe pacientë të tjerë që ishin në të njejtin spital me mua, kanë përjetuar të njejtën gjë. Duket sikur diçka lëviz nën lëkurë, ndjen një ngjethje në trup dhe duket sikur e gjithë lëkura po “gumëzhin”.