Lajme Javore

Informohu i pari

Fermerja thirrje qeverisë Rama: Të na lejojnë të punojmë ne të buqësisë pa orare

Koronavirusi nuk ka sjellë vetëm probleme shëndetsore, pasi ka sjellë edhe shumë pasoja negative në sektorin e bujqësisë në Shqipëri.

Raportohet se pjesa më e madhe e fermerëve shqiptarë do të kenë prodhim të vonuar, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Lidhur me situatën e krijuar ka folur edhe fermerja, Beke Hoxha. Ajo jeton në fshatin Bitinckë në bashkinë e Devollit dhe të ardhurat i siguron duke punuar tokën. Për ‘Report Tv’ ajo ka thënë:

Masat që mori qeveria janë të mira, por për ne të bujqësisë nuk janë aq, unë duhet të dal të punoj në fushë, me djalin me nusen. Nuk shkon dot djali të furnizohet në Korçë, nuk dalim dot të punojmë. Të na lejojnë të punojmë ne të buqësisë pa orare.
Në familjen e saj janë 7 anëtarë dhe si u tha më lart të ardhurat për të jetuar kjo familje i siguron duke punuar tokën.

Beke Hoxha ashtu si gjithë fermerët e tjerë në Shqipëri shpreson që kjo situatë të marr fund sa më parë, që t’i kthen normalitetit.

Ndërkohë që në vendin tonë vazhdojnë thirrjet për të qënduar në shtëpi, për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.