Lajme Javore

Informohu i pari

Përshëndetja e trishtë e pacientit, mjekët e transferojnë nga Infektivi te Sanatoriumi

Një 65-vjeçar i sëmurë me koronavirus është transferuar mesditën e sotme nga Spitali Infektiv drejt Sanatoriumit, i cili është tashmë spitali COVID 2.

Pamjet janë transmetuar nga Balkanëeb. Burri duket teksa transferohet ndërsa ndodhet në një karrocë me rrota ndërsa përshëndet të afërmit që ie shikojnë nga larg.

Ndonëse i pajisur me aparaturën për t’u furnizuar me oksigjen ai përsëri ka përshëndetur të afërmit ndërsa mjekët raportojnë se gjendja e tij është e qëndrueshme.