Lajme Javore

Informohu i pari

16 fëmijë mes personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri

Sot ministria e Shëndetësisë njoftoi numrin e ri të personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë.

Nga dje shfirat në 24 orët e fundit janë më të larta dhe ka shkuar në 433 numri i personave të infektuar me koronavirus.

Në ditët e kaluara janë njoftuar raste infeksionesh edhe në moshat e reja dhe sot për fat të keq është rritur numri i fëmijëve të infektuar me koronavirus në vendin tonë.

Në fjalën e saj zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, njoftoi se në total në Shqipëri ka 16 fëmijë të infektuar me koronavirus por gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.

Deri tani ka 16 fëmijë të prekur nga koronavirusi, fatmirësisht asnjëri nga ata nuk ka pasur nevojë asnjëherë për kujdes spitalor dhe janë në gjendje shumë të mire.

Kujtojmë se sot janë regjistruar 17 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e të infektuarve në vend në 433.