Lajme Javore

Informohu i pari

“45 euro hoteli”/ Shqiptarët të bllokuar në doganën e Hanit të Hotit: Kemi tre ditë pa ngrënë

Situata e krijuar prej koronavirusit në Shqipëri ka lënë jashtë kufijve shumë shqiptarë. Mbyllja e tyre ka sjellë kaos në dogana me shqiptarë që dynden për tu kthyer në vendlindje.

Qeveria ka njoftuar se ata që kthehen do të karantinohen për 14 ditë, në qoftë se lejohet kalimi, pasi shumë të tjerë kthehen mbrpasht.

Një rast i tillë ka mbërritur edhe në redaksinë e JOQ ALBANIA. Një qytetar ka mbetur i bllokuar në doganën e Hanit të Hotit, së bashku me shumë shqiptarë të tjerë. Ai shprehet se kanë tre ditë në doganë, madje pa ngrënë as bukë.

Gjithashtu karantinimi do të paguhet me parata e tyre, ku qytetari thotë se hoteli kushton 45 euro në ditë, pa përfshirë ngreninën.

Ai shkruan:

Pershendetje joq shikojeni shqiptaret nuk i lejn me u fut ndogan ne han te hotit kan 3 dit pa buk. Rama thot shkoni ne hotel per 14 dit karantin me 45 euro dita pa honger pa pir Postojeni ju lutem flm. Jemi 12 veta ktu.