Lajme Javore

Informohu i pari

Këshilli i Europës u “tërheq veshin” shteteve anëtare: Kujdes me ligjet dhe ndëshkimet e qytetarëve

Këshilli i Europës u ka dërguar të gjitha vendeve anëtare një dokument, në të cilin rekomandohen udhëzime në lidhje me pandeminë Covid-19.

Dokumenti informativ u është dërguar 47 vendeve anëtare, mes tyre edhe Shqipërisë, ku vihet theksi mbi kujdesin që duhet të tregojnë qeveritë në miratimin e ligjeve që cënojnë liritë dhe të drejtat e njeriut.

Në dokument thuhet se çdo ligj apo vendim qeveritart duhet të ketë fuqi të përkohshme dhe të përcaktuar qartë.

Një tjetër konstatim që cek dokumenti është fakti se shumica e masave të marra në këto ditë koronavirusi, nuk duhet të bien në kundërshtim me konventat ndërkombëtare.

Ndër të tjera, në dokument thuhet:

Çdo masë duhet të ketë një mbështetje të qartë në legjislacionin vendas me qëllim mbrojtjen nga arbitrariteti dhe duhet të jetë rreptësisht i nevojshëm për të luf tuar ndaj emergjencës publike. Shtetet duhet të mbajnë parasysh se çdo masë e marrë duhet të jetë një përpjekje për mbrojtjen e rendit demokratik nga kërcënimet ndaj tij dhe se duhet të bëhet çdo përpjekje për ruajtjen e vlerave të shoqërive demokratike, si pluralizmi, toleranca dhe të qenit mendjehapur. Ndonëse derogimet janë pranuar nga Gjykata për të justifikuar përjashtime të caktuara nga standardet e Konventës, ato nuk mund të justifikojnë asnjëherë asnjë veprim që bie në kundërshtim me kërkesat tejet të rëndësishme të Konventës për ligjshmëri dhe proporcionalitet.
Kujtojmë këtu që autoritetet shqiptare kanë marrë masa ekstreme, deri në heqjen e lirisë së personave që dalin nga shtëpitë e tyre pa u pajisur me leje-daljeje.

Këto masa ekstreme janë kundërshtuar nga shoqëria civile, por autoritetet duket se nuk janë tërhequr pas.