Lajme Javore

Informohu i pari

Deri më tani 52 shqiptarë të Kosovës janë shëruar nga koronavirusi

Edhe Kosova është ‘nën ethet’ e koronavirusit, por një lajm i mirë raportohet nga Kosova.

E ditur bëhet se janë shëruar edhe 14 shqiptarë nga koronavirusi. Deri më tani në 52 shqiptarë të Kosovës janë shëruar nga koronavirusi.

Në njoftimin e dhënë shkruhet:

Sot më 10 prill 2020, janë të shëruar edhe katërmbëdhjetë (14) pacient, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej pesëdhjetë e dy.
Ndërsa e ditur është bërë se janë konfirmuar edhe 23 raste të reja me koronavirus në Kosovë, gjatë orëve të fundit.

Më herët mjeku Valbon Krasniqi deklaroi se dy shqiptarë të Kosovës me koronavirus janë në gjendje të rë ndë për jetën.

Kujtojmë këtu se edhe në Kosovë vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi, për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.

Gati e gjithë bota është në psikozë prej koronavirusit. Numri i atyre që kanë hum bur je tën nga ky virus është shumë i madh.