Lajme Javore

Informohu i pari

Ndodh mrekullia/ Vogëlushi i diagnostikuar me kancer mposht koronavirusin

Një lajm i mrekullueshëm vjen nga Britania e Madhe, ku një vogëlush 4-vjeçar ka arritur të mpo shtë koronavirusin, ndërsa luf ton edhe kanc erin me seanca intensive kimioterapie.

Vogëlushi i quajtur Archie Wilks u diagnostikua me neoroblastoma, një lloj kan ceri që prek zakonisht indet nervore, në janar të vitit të kaluar.

Ai i ishte nënshtruar kimioterapisë dhe imunoterapisë përpara se të testohej për Covid-19, pasi iu shfaqën simptomat e virusit.

Prindërit e tij, Simon dhe Harriet, iu th ye zemra kur mësuan se djali i tyre rezultoi pozitiv me Covid-19 pas testit.

Çifti na Saffron Walden, Essex, kishin bërë të pamundurën për të mbrojtur djalin e tyre të sëmurë nga infektimi.

Vogëlushi u infektua nga një pacient i onkologjisë, i cili u testua pozitivisht spitalin Addenbrooke.

Archie shfaqi ethe në njësinë e terapive në spitalin Addenbrooke në Kembrixh, pasi filloi një sërë trajtimesh të kan cerit. Pas testimit, ai rezultoi pozitiv.

Vogëlushi 4-vjeçar dhe babai i tij kaluan gjashtë ditë në një dhomë spitalore dhe të dy mundën të shëroheshin nga koronavirusi.

Familja u ribashkua sërish në 1 prill, kur mjekët thanë që gjendja shëndetësore e Archie ishte optimale dhe do të ishte i sigurt në izolim në shtëpi.