Lajme Javore

Informohu i pari

Jeton në mjerim, burri: Unë e nusja rrimë pa ngrënë, që të hanë fëmijët

Teksa thirrjet për të qëndruar në shtëpi në vendin tonë vazhdojnë, shumë shqiptarë kanë pak kursime mënjanë për të kaluar këtë periudhë të vështirë.

Disa ndoshta edhe nuk kanë fare. Në këto ditë shumë të vështira familja e Sabri Vrionit është duke jetuar në mjerim.

Në familjen e tij janë katër antarë dhe duhet ta mbajnë frymën gjallë me 4800 lekë të vjetra që marrin nga asistenca. 55-vjeçari ka thënë për ‘ora news’:

Buxheti mujor i familjes është 48 mijë lekë të vjetra. Jam i detyruar që të ushqehem më pak, rri unë dhe nusja pa ngrënë dhe hanë kalamajtë.
Ai thotë se tani nuk ka të punoj, më parë punonte në të zezë. Me trishtim të madh thotë se as kushtet më mininale nuk u plotëson dot fëmijëve. Ai thotë se u fëmijët i kërkojnë çokollata, por ai u thotë se nuk ka lekë.

Burri lutet vetëm që ta ndihmojnë, pasi edhe shtëpia ku jeton ka kushte shumë të këqija. Ajo duket më shumë si një barake.