Lajme Javore

Informohu i pari

Mjeku shqiptar nga Nju Jorku: Ndërrohem në garazh, kam frikë për familjen

Gjendja në Nju Jork është tejet e rë nduar nga koronavirusi. Nga ky vend ka folur edhe mjeku shqiptar, Sulejman Çele.

Ai ka thënë se gjendja në Nju Jork është shumë e rë ndë. Mjeku shqiptar ka thënë se frika nga koronavirusi është e madhe.

Mjeku shqiptar ka thënë se ka frikë se mos infekton familjen e tij kur shkon në shtëpi, ndaj edhe ndërrohet në garazh.

Po ashtu ai është shprehur se do të bëjnë ç’të jetë e mundur për të shpëtuar pacientët.

Fjala e tij:

Po kemi frikë, pasi frika është një ndjenjë humane, është e vërtetë që frikë kemi të gjithë. Do të bëjmë ç’është e mundur për pacientët. Siç e shihni tani jam me uniformë dhe po mbrohem siç e kërkojnë të gjitha standardet, por kemi frikë, por edhe kujdes me pacientët. Kujdesi kurrë nuk është i tepruar, pastërtia higjiena. Kam frikë kur shkoj në shtëpi, për familjen, ndërrohem në garazh, bëj dush, që të mbrohem.
Kujtojmë se në vendin tonë vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi, për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.