Lajme Javore

Informohu i pari

U infektua në punë, infermierja shqiptare në Nju Jork: Kam ndjerë shumë lodhje

Gjendja në Nju Jork është tejet e rënduar nga koronavirusi. Nga ky vend ka folur edhe infermierja shqiptare nga Kosova, Syzana Gjokaj.

Ajo u infektuar me koronavirus teksa ishte në krye të detyrës, por tani është në gjendje më të mirë shëndetësore.

Po ashtu ajo ka treguar se vazhdon te jetë e izoluar në shtëpi dhe se e shqetëson fakti që nuk është pranë pacientëve. Gjatë fjalës së saj ajo ka treguar se u diagnostikua me koronavirus në fillim të muajit prill.

Më tej ka treguar:

Kam patur temperaturë të lartë, kollitje, zënie në frymë. Kam marrë rezultatin, tani ndihem më mirë. Temperaturë herë kam, herë s’kam. Është sëm undje e paparashikueshme. Mund të them se kam qenë një ndër njerëzit më me fat pasi nuk i kam pasur simptomat siç i kanë pasur njerëzit e tjerë, sigurisht nga ato që kam parë në emergjencë që të bëjnë të tmerrohesh. Kam ndier shumë lodhje.
Gjithashtu gjatë fjalës së saj ajo ka thënë se askush nuk ka qenë i përgatitur për situatën që është krijuar prej koronavirusit.

Sjellim në kujtesë se së vendin tona vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi, për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.