Lajme Javore

Informohu i pari

Veliaj: U çova herët, bleva ujë se s’kishim në shtëpi

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shprehur shumë herë se kryeqyteti i shqiptarëve do të jetë si Viena. Por në një intervistë me gazetarin Enkel Demi ka thënë:

U çova herët, bleva ujë se s’kishim në shtëpi. Bleva dy koli ujë.
Pra mesa duket Veliaj e ka pranuar se ka shumë gjëra që mungojnë në Tiranë, midis tyre dhe uji për të cilin kreu i Bashkisë ka thënë e thënë shumë herë se në kryeqytet do të kishte ujë 24 orë.

Ndërkohë që më parë Veliaj thoshtë se ata shqiptarë që jetojnë në Tiranë kanë mani për të blerë ujë. Veliaj shprehej kështu:

Uji i ujësjellësit është i saktë për t’u përdorur.
Kurse tani me gojën e vetë thotë se është zgjuar më herët dhe ka dalë të blejë ujë, pasi nuk kishte në shtëpi, madje madje ka blerë dhe dy koli.

Po gjatë kësaj interviste Veliaj ka pasur një debat me gazetarin Enkel Demi. Kjo pasi ky i fundit tha se duke përdorur termin luftë, po llahtarisin njerëzit dhe me ironi më tej ka shtuar se po nxorrën tanket në rrugë për të luftuar Covid-19.

Gjithashtu Veliaj si rrallë herë është shprehur se nuk e di se sa kohë mund të durojmë kështu. Gazetari i ka kujtuar Veliaj edhe deklaratën e tij ku fajësoj banorët e Tiranës se po blinin shumë.

Enkel Demi tha Veliaj nuk duhet të ankohet pse po blejnë njerëzit shumë, pasi u thonë jemi në luftë.

Pjesë nga debati:

Veliaj: Nëse bëhet hapje e parakohshme do të hidhet poshtë e gjithë puna.

Sa kohë mund të durojmë kështu?

Veliaj: Këtë nuk e di.

Veliaj: Jemi në kohë lufte.

Enkel Demi: Nuk është kohë lufte, keni llahtarisur njerëzit, është kohë pandemie dhe ankoheni përse blejnë njerëzit.

Veliaj: Ky është opinioni yt, unë e respektoj. Jemi duke punuar për një plan për rimëkëmbjen e qytetit. Parashikoj që nga Azia do të ketë një fluks rikthimi në Evropë. Ne kemi një skuadër të emergjencës që është duke përgatitur zonë ekonomike në Kashar. Jemi duke menduar një plan intensiv për të joshur kompani, për ti mbajtur kostot e ulëta dhe për të mos qenë larg Europës.