Lajme Javore

Informohu i pari

Vetëm 56 pacientë, bie numri i personave të shtruar në spitalet COVID

Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se në të gjithë vendin, në 24 orët e fundit janë shënuar 7 raste me koronavirus, duke e çuar numrin në total të të infektuarëve në 416.

Gjithashtu u raportua se 17 pacientë janë shëruar. Mirëpo përveç kësaj, një lajm tjetër i mirë është se ka rënë numri i personave të shtruar në spitale.

Mësohet se në shërbimin infektiv aktualisht janë 50 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, dhe 1 pacient është i intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 56 pacientë.