Lajme Javore

Informohu i pari

Prej pesë ditësh ndodhet në spital, mjekët flasin për gjendjen shëndetësore të Boris Johnson

Kryeministri britanik Boris Johnson, prej pesë ditësh tashmë ndodhet i shtruar në spital.

Pas infektimit nga koronavirus, Johnson qëndroi rreth 10 ditë i izoluar në shtëpi por simptomat e tij nuk po përmirësoheshin. Pas ditësh të tëra me temperaturë, kryeministri u këshillua nga doktorët që të shtrohej në spital.

Vetëm një ditë pas shtrimit, ai u vu në terapi intensive. Ky fakt i trembi të gjithë, duke menduar se simptomat e kryeministrit ishin përkeqësuar. Mirëpo, nga dita e djeshme duket se Johnson ka patur përmirësime. Temperatura e tij më në fund ka rënë dhe nuk ka nevojë për t’u intubuar.

Doktori i tij tha:

Kryeministri pati një natë të mirë dhe vazhdon të përmirësohet në kujdesin intensiv në Spitalin St Thomas.Sidoqoftë, ka ende nevojë për të qëndruar në spital për t’u kuruar. Ai është në gjendje të komunikojë, i ndërgjegjshëm por nuk i sugjerojmë që të punojë nga spitali. Johnson vazhdon të jetë në repartin e terapisë intensive, thjesht si masë paraprake. Gjendja e tij është e qëndrueshme dhe po përmirësohet dita ditës.