Lajme Javore

Informohu i pari

Mjeku kosovar në Gjermani: Këtu testohen mbi 100.000 pacientë në ditë

Mjeku specialist i kujdesit ndaj të moshuarve, Hamëz Perzhaku, i cili vepron në Gjermani, ka shpalosur me shikuesit e Klan Kosovës se si është gjendja në shtetin ku ai punon sa i përket përballjes me koronavirusin.

Sipas tij, Gjermania ka përparësi në krahasim me vendet e rajonit sa i përket trajtimeve.

“Edhe Gjermani apo përballet me numër të madh të të infekturve, por ka një trajtim të mirë në krahasim me rajonin, falë disa faktorëve që janë më specifikë, siç është decentralizimi i departamentit shëndetësor, fleksibiliteti i tyre nëpër komuna”.

“Po ashtu faktor tjetër ndoshta është edhe testimi i madh që po bëhet. Gjermania ka filluar qysh në fillim të testojë shumë pacientë, masivisht”.

“Aktualisht testohen afro mbi 100.000 pacientë në ditë”.
“Faktori tjetër është që Gjermania ka një infrastrukture shumë të avancuar dhe ka kapacitete të larta spitalore dhe medicinale. Momentalisht nëpër spitale janë duke u shëruar edhe pacientë nga Italia dhe Franca”.

“Ka mbi një milion persona të testuar në Gjermani, dhe kjo figuron edhe në statistika”.
“Në Gjermani nuk testohen pacientët post mor tum, pra personat që ndërrojnë je të, por kjo ndodh në Itali dhe kjo rezulton në një numër masiv të mortalitetit në statistika atje në krahasim me Gjermaninë”.

“Numri i të infektuarve në Gjermani është duke rënë, dhe kjo është një optimizëm. Ka politika që të lirohet pak gjendja, që popullata të mund të lëvizë më lirshëm dhe të punojnë pak më lirë sepse ekonomia ka pësuar rënie, megjithëse edhe atëherë do të vazhdohet të respektohen masat kryesore”.

“Se sa do te zgjasë kjo gjendje nuk dihet, meqenëse nuk ka shumë fakte rreth kësaj sëmundjeje”, u shpreh ai në një lidhje direkte për Klan Kosova.