Lajme Javore

Informohu i pari

Edi Rama: Kjo situatë mund të zgjasë deri në 3 vjet

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”, ku përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë foli mbi situatën e koronavirusit në vendin tonë.

I pyetur se në lidhje me masat dhe se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim, kreu i qeverisë theksoi se nuk ka një datë fikse të lirimit të masave, duke shtuar se kjo gjë do të ndodhë gradualisht.

Ndër të tjera, Rama tha se kjo situatë mund të zgjasë deri në tre vjet.

Ai tha:

Hapja nuk do të jetë si një ditë çlirimi. Do të jetë një hapje graduale pjesë-pjesë dhe do të bashkëjetojmë më arm ikun. Do të bashkëjetojmë çdo ditë me arm ikun, do ta dimë çdo ditë që mund të prekemi nga arm iku. Kjo mund të zgjas deri në 2,3,5 deri në 10 muaj, disa thonë që mund të zgjasë deri në 3 vjet.
Kujtojmë këtu që koronavirusi u ka ma rrë je tën 23 qytetarëve deri më tani në Shqipëri dhe ka infektuar 409 të tjerë.