Lajme Javore

Informohu i pari

Nuk arriti dot në spital për shkak të izolimit, shuhet gruaja shtatzanë

Fëmija i palindur i Scovia Nakawooya u shua teksa ajo po përpiqej të shkonte në këmbë në spital.

Scovia ishte nisur në këmbë drejt spitalit, pasi kishte ndjerë dhimbjet e para të lindjes. Për shkak të izolimit, ajo nuk gjeti dot asnjë mjet transporti.

Vetëm pak orë më pas, edhe Scovia ndë rroi je të duke u bërë kështu gruaja e 7-të shtatzanë në Uganda që ndë rron je të pasi nuk arrin dot në spital.

Nga fri ka e tejmbushjes së spitaleve me pacientë të infektuar dhe përhapjen e pandemisë, autoritetet kanë ndaluar çdo lloj transporti.

Edhe transporti privat mund të bëhet vetëm nëse merret një lejë e posatshme, e cila në raste emergjence nuk është mjaft praktike për t’u bërë.

Një grup i të drejtave të njeriut thotë se shtatë gra dhe dy foshnje kanë vde kur sepse u detyruan të ecnin në spital për të lindur.

Ministria e Shëndetësisë tha se po hetonte raportet dhe nuk mund të komentonte akoma. Punonjësit e shëndetit publik thonë se ndalimi i automjeteve po ua bën të vështirë pacientëve dhe personelit të arrijnë në objektet mjekësore.