Lajme Javore

Informohu i pari

Emocionuese, djaloshi pa krahë ngjitet mbi kutinë e lartë

Besimi është rruga drejt suksesit.

Ky është mesazhi i dhënë nga djaloshi Tim.

Ai, edhe pse pa krahë, sfidoi ligjet e fizikës, duke emocionuar rrjetin.
Djaloshi sfidoi veten në një kamp të “NubAbility Athletics”, teksa me forcën e këmbëve u ngjit mbi të dy këmbët në një kuti gjysëm metri të lartë.

Videoja e djalit pa krahë, virale tashmë në internet, tregon djaloshin dhe 3 trajnerët e kampit, që ndihmon të rinjtë që kanë lindur me komplikacione dhe ndryshe nga pjesa tjetër e popullsisë.

Ai tenton të ngjitet mbi kuti, por në tentativat e para ai dështoi.
Gjithsesi, egoja për të arritur suksesin nuk i mungoi dhe pas shumë tentativash arriti që të ngjitet me të dy këmbët mbi të.

Veprimi u duartrokit nga të pranishmit, teksa emocionet e Tim ishin të mëdha.