Dy lëkundje tërmeti në Greqi e Turqi, brenda pak minutash
Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Greqi e Turqi, në një hark kohor prej 9 minutash nga njëri-tjetri
EMSC raporton se një tërmet me magnitudë 4.3 ka god itur Turqinë Qendrore. Epiqendra e tërmetit ka qenë 46 km në perëndim të qytetit Ordu.
Tërmeti është regjistruar rreth orës 23:23, me thellësi fokale 2 km.
Ndërkohë lëkundje tërmeti janë regjistruar edhe në jug të Greqisë, në afërsi të Korintit.
Lëkundjet në Greqi kanë qenë me magnitudë 3.6 sipas shkallës Rihter dhe thellësi 2 km. Tërmeti është regjistruar në orën 23:14.