Lajme Javore

Informohu i pari

Shërohet pacientja më e re me koronavirus në Itali, foshnja dy muajshe dhe ëma e saj dalin nga spitali

Një foshnje vetëm dy muajshe në Itali për të cilën u tha se është prekur nga koronavirusi dhe është shëruar plotësisht dhe ka dalë nga spitali.

ITALI– Në itali përhapja masive e koornavirusit ka prekur pothuajse të gjitha grupmoshat, prandaj edhe një foshnje 2 muajshe që u tha se është e infektuara më e re nga virusi, ka dalë nga spitali.

Sipas mediave të huaja foshnja e ka fituar betejën e ashpër me këtë virus vd ekjeprurës dhe është larguar nga spitali në Bari ku edhe ishte e shtruar.

Foshnja nuk kishte më as temperaturë apo ethe dhe ka dalë nga spitali së bashku me të ëmën, e cila është shëruar totalisht nga virusi kanë thënë mjekët në spitalin ku ajo ishte shtruar.

Nëna me foshnjen e saj u shtruan në spital në Bari prej datës 18 mars. Deri më tani Italia ka rregjistruar 17,669 vi ktima nga koronavirusi, më shumë se çdo vend tjetër në botë, dhe ka mbi 100 mijë të infektuar.

Për fatin e mirë dje u shënua edhe numri më i ulët i vde kjeve nga koronavirusi deri më tani, 542 të vd eku brenda 24 orëve.

1.5 milionë njerëz, janë infektuar nga koronavirusi në mbarë botën dhe kanë vd ekur 88,000 prej tyre. Pasi Kina vuri në kontroll gjithçka, epiqendra e re është bërë Amerika, ku janë regjistruar 432,000 të infektuar dhe më shumë se 14.800 të vd ekur. Vetëm brenda një ditë kanë vde kur thuajse 2 mijë persona. Spanja dhe Italia, janë vendet më të prekura nga virusi, ku shifrat janë alarmante.

Në Spanjë janë shënuar respektivisht 148,220 të prekur dhe 15 mijë vi ktima. Italia megjithatë ka më shumë vi ktima se Spanja, plot 17,669. Gjithashtu edhe në Ballkan ka mijë raraste, në Greqi, Serbi,Maqedoni e Kosovë, ndërsa në Shqipëri janë 409 të infektuar dhe 22 të vd ekur.