Lajme Javore

Informohu i pari

Koronavirusi në Itali/ Rritet sërish numri i vik timave, shtohen ndjeshëm dhe rastet e reja në 24 orët e fundit

Bilanci i vik timave nga koronavirusi në Itali është rritur sërish në krahasim me një ditë më parë.

Mbrojtja Civile konfirmoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë hum bur je tën 610 persona nga koronavirusi, ose 68 vik tima më shumë se dje, ku u shënuan 542 j etë të hum bura.

Numri total i vik timave nga Covid-19 në Itali këtë të enjte ka arritur në 18,279.

Sipas të dhënave zyrtare, numri total i të infektuarve nga koronavirusi, përfshirë edhe ata që janë shëruar dhe vi ktimat, ka shkuar në 143,626.

Fatmirësisht, mbi 2 mijë pacientë kanë mundur të shërohen plotësisht nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Nga shpërthimi i epidemisë e deri më tani, 28,470 pacientë janë shëruar plotësisht nga koronavirusi, ndërkohë që 3605 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për je tën, në terapi intensive.

Përveç shtimit të numrit të vik timave, një tjetër lajm i keq është edhe rritja e numrit të rasteve të reja të infeksionit.

Ditën e sotme janë konfirmuar 4204 raste të reja, e cila përbën shifrën më të lartë të infeksioneve brenda një dite që prej datës 5 prill.

Deri më tani, në Itali janë kryer gjithsej 853,369 teste, ku mbi 143 mijë prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Kujtojmë këtu që e premtja e 27 marsit ishte dita më vde kjeprurëse e pandemisë në shtetin fqinj, ku u shënuan 969 vik tima në 24 orë.