Lajme Javore

Informohu i pari

Veliaj: Do ua çojmë ne pazaret/ E moshuara: S’ka ardhur asnjë, mos të flasë kot

Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej koronavirusit. Teksa thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë shumë shqiptarë kanë pak kursime mënjanë për të kaluar këtë periudhë të vështirë.

Disa ndoshta edhe nuk kanë fare. Në këto të vështira kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka thënë se të moshuarit do të ndihmohen.

Ai ka thënë se ata duhet të qëndrojnë në shtëpi sepse do t’u vinë në ndihmë strukturat e Bashkisë së Tiranës. Madje ka publikuar edhe foto në rrjetet sociale, ku dallohet se po shërndan qese me ndihma. Por një grua e moshuar nga Tirana tregon se kjo gjë nuk ka ndodhur.

Fatmira Lazaj, 69 vjeçe është shprehur se askush nuk ka shkuar në shtëpinë e saj për ta pyetur të paktën se çfarë hallesh kanë ajo dhe burri i saj.

Ajo ka thënë:

Bashkia nuk ka trokitur në derë, nuk ka ardhur asnjë.
Së bashku me burrin e saj 79 duhet që të dalin për të blerë ushqime dhe ilaçe. Më tej ka thënë:

I kemi zbatuar rregullat, nuk kemi dalë por kë do të çoj unë? Bashkia të pyesë për pensionisët, mos të flasin kot. Uji del nga lart i kulluar por turbullohet poshtë.
Ajo lutet që ta ndihmojnë në këto ditë të vështira, pasi janë vetëm.