Lajme Javore

Informohu i pari

S’kishin veshje mbrojtëse/ Infektohen me koronavirus mjeket që u detyruan të vishnin qese plehrash

Tre infermiere të cilat u detyruan të vishnin qeset e plehrave në vend të veshjeve mbrojtëse të spitalit, kanë rezultuar pozitive ndaj testit të Covid 19.

Si pasojë e mungesës së veshjeve mbrojtëse në spital, këto infermiere ishin detyruar të bënin këtë zgjedhje për t’u mbrojtur sado pak nga infektimi. Por, mesa duket kjo gjë nuk ka funksionuar.

Stafi i spitalit kanë kërkuar me ngulm shtimin e veshjeve mbrojtëse, pasi situate në spital është kritike. Më shumë se 50% e stafit në të njejtin spital, ka rezultuar pozitiv ndaj testit duke e kthyer situatën në alarmante. Stafi në spital gjithashtu është paralajmëruar të mos flasë në shtyp për mungesat e vazhdueshme të kompleteve mbrojtëse.

Një prej infermiereve tha:

Ne kemi nevojë për pajisje të përshtatshme ose infermieret dhe mjekët do të vde sin. Është e tme rrshme që po kurojmë kolegët tanë, kur ata duhet të ishin pranë nesh për të kuruar qytetarët. Ne nuk jemi më një spital që kurojmë pacientët, duket sikur po kthehemi në spital që po kurojmë vetëm njëri-tjetrin. Shumë kolegë janë infektuar, numri i punonjësve si pasojë ka rënë. Punonjësit e mbetur, a duhet të kurojnë kolegët e tyre apo pacientët e panumërt që shtrohen në spital? Situata është vërtetë kritike, nuk mund të luf tojmë këtë pandemic nëse vazhdojmë të humbasim njerëzit thelbësorë në luf timin e saj.