Lajme Javore

Informohu i pari

Pronari i një hoteli në Gjirokastër do strehojë falas për 14 ditë 9 emigrantët që presin në tokën neutrale

Një pronar hoteli në qytetin e Gjirokastrës ka vënë në dispozicion 45 dhoma për të vetëkarantinuar emigrantët nga Greqia që nuk kanë mundësi për t’u vetëizoluar me shpenzimet e tyre.

Gazetari i report Tv, Pirro Nase raporton se ai është shprehur i gatshëm për t’i mbajtur për 14 ditë 9 emigrantët të cilët kanë 72 orë që presin të kthehen në atdhe.

Atyre do u sigurojnë përveç fjetjes edhe ushqim të tre vakteve falas.