Lajme Javore

Informohu i pari

72 orë pa asnjë viktimë, Shqipëria mund ta ketë kaluar pikun

Vendi ynë ka regjistruar sot plot 72 orë pa asnjë vd ekje prej koronavirusit, ndërsa rastet e të prekurve janë më të pakta se javët e kaluara.

Rasti i viktimës së fundit në Shqipëri prej koronavirusit është regjistruar në datën 6 prill, ku një 90-vjeçar i konfirmuar me COVID-19 dhe me një seri sëmundjesh të tjera humbi betejën me sëmundjen.

Ndërsa çdo ditë evidentohen raste të reja numri i viktimave mbetet 22.

Sot u zbuluan 9 raste të reja pas testimit të 234 personave të dyshuar me Koronavirus.

Si edhe tregojnë statistikat zyrtare duket se ka një rënie të rasteve të shtrimit në spitale dhe rritje të shifrave për të shëruarit.

Autoritetet besojnë se shifrat e përhapjes së kësaj sëmundjeje për Shqipërinë arritën pikun në ditët e fundit të marsit, shkruan VOA.

Mësohet se në spitale ka gjithsej 58 të shtruar, ndërsa 11 pacientë të tjerë iu shtuan listës së 165 të shëruarve.

Harta e pandemisë tregon se qytetet më të prekura janë Tirana me 196 raste, Shkodra me 45 raste dhe Durrësi me 38 raste.