Lajme Javore

Informohu i pari

Pazari me makinë dhe 90 minuta kohë, ja kur do të lehtëson masat kundër koronavirusit

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, kryeministri Rama foli për një proces që do të zgjasë. Ndryshime do të ketë, por do të shoqërohen me ligje të reja. Fashat e reja orare të lëvizjes do të hyjnë në fuqi javës tjetër.

Kujtojmë që pak ditë më parë kryeministri bëri të ditur se si masë lehtësuese do të jetë e mundur kryerja e pazareve me automjet privat.

Një tjetër masë do të jetë shtyrja e fashës së orarit të daljes deri në 90 minuta dhe jo për një orë siç ishte rregulli më parë.

Kryeministri u shpreh se një nga masat do të jetë lejimi i plotë i automjeteve private për punonjësit e aktiviteteve të lejuara.