Lajme Javore

Informohu i pari

Shuarja misterioze e amerikanit në Sarandë, pritet sot përgjigjja e testit për koronavirus

Një ngjarje e rëndë u raportua mbrëmjen e djeshme në Sarandë. Një shtetas amerikan u gjet i paj etë në banesën e tij.

Mësohet se 70-vjeçari Robert Hood kishte tre vite që jetonte i vetëm në një apartament me qira, në lagjen nr.1 në Sarandë.

Ndërsa sot Panorma zbulon se pritet të dalë përgjigjja e testit për koronavirus. Kjo do të përcaktojë edhe shkakun e vde kjes misterioze,

Sipas drejtorit të DVSHP në Sarandë, atij i është marrë tamponi për koronavirus. Gjithashtu nga DVSHP Sarandë bëhet me dije se ditën e mërkurë për 5 qytetarë është marrë tampon dhe përgjigjja sot është se rezultati ka dalë negativ. Deri tani Saranda numëron zero raste me Covid-19.