Lajme Javore

Informohu i pari

Tra gjike/ Ishte me koronavirus, shuhet 27-vjeçarja pak ditë pasi lindi foshnjën

Edhe Maqedonia e Veriut është ‘nën ethet’ e koronavirusit. Një lajm i rëndë raportohet nga Kumanova.

E ditur bëhet se 27-vjeçarja nga Kumanova, e cila pak ditë më parë solli në jetë fëmijën e saj ka ndë rruar je të.

Po ashtu e ditur bëhet se 27-vjeçarja kishte rezultuar pozitive për koronavirus. Lajmi i rëndë është konfirmuar nga ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe.

Ai ka deklaruar:

Me dhimbje të thellë njoftoj se para pak çasteve ka ndë rruar je të lehona 27 vjeçe nga Kumanova e cila ishte diagnostikuar me Kovid-19. Ajo me 30 mars në Klinikën për gjinekologji dhe akusheri në Shkup, solli në jetë një foshnjë, mashkull. Lehona u transferua në Klinikën për sëmundje infektive më 31 mars në gjendje të rënduar shëndetësore dhe frymëmarrje të vështirësuar. Edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, përhapja me shpejtësi e sëmundjes ishte fatale për te.
27-vjeçarja kishte lindur para tetë ditësh në Shkup, e më pas e kishin transferuar në Klinikën Infektive. Gjithashtu raportohet se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore. Thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë edhe në Maqedoninë e Veriut.