Lajme Javore

Informohu i pari

“Fundi i muajit mund të na gjejë dhe me 0 raste të reja”, Pipero: Ka kaluar gjysma e të keqes!

Mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero, ka dhënë lajme të mira në lidhje me situatën e koronavirusit në vendin tonë.

Në një lidhje direkte me emisionin “Open”, Pipero tha se beson se gjysma e të keqes së parë ka kaluar tashmë.

Mjeku infeksionist kërkoi lehtësimin e masave, pasi sipas tij është koha e duhur për ta bërë një gjë të tillë.

Pipero tha më tej se fundi i prillit dhe fillimi i majit mund të na gjejë edhe me 0 raste të reja infektimi.

Ai tha:

Situata në Infektim paraqitet komplekse. Ka nga ato pacientë që kanë problematikat e qëndrueshme por besoj se tashmë ka kaluar gjysma e të keqes së parë. Besoj se masat tani duhet lehtësuar pak. Por ky vendim i takon qeverisë. Por besoj se fundi i prillit, fillimi i majit do na gjejë me ndonjë rast sporadik infektimi ose me 0 raste të reja infektimi. Prandaj duhet dhe pak durim.