Lajme Javore

Informohu i pari

Koronavirusi pastron ajrin, Himalajet mund të duken qartë edhe nga India

Himalaja tani është e dukshme nga India pasi pandemia koronavirus çoi në një rënie masive të ndotjes.

Banorët kanë thënë që ajri është pastruar nga bllokimi 21-ditor që qeveria vendosi për të luf tuar shpër  thimin e pandemisë. Për herë të parë në 30 vjet, ata mund të shikojnë qartë majat e larta malore.

Nivelet e ndotjes në pjesën më të madhe të Indisë kanë rënë ndjeshëm në mes të karantinës. Vendasit nga rrethi Jalandhar në Punjab kanë treguar në mediat sociale fotografi të jashtëzakonshme të Himalajeve të mbuluara me dëborë.

Gama malore është më e larta në botë ku përfshihet edhe mali Everest. India konsiderohet si një prej vendeve me nivelin më të lartë të ndotjes në botë. Deri më tani, vendi ka raportuar 5.480 raste dhe 164 vik tima si pasojë e Covid 19. Megjithatë, edhe pse në mes të pandemisë, indianët kanë përjetuar diçka pozitive nga kjo situatë siç është edhe shijimi i pamjes së Himalajeve.