Lajme Javore

Informohu i pari

Ishte infektuar me koronavirus, shuhet 44-vjeçari nga Fieri

Një 44-vjeçar nga Fieri ka hum bur je tën në Maqedoninë e Veriut.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë në vendin fqinj, e cila ka njoftuar Klinikën Infektive në Shkup, se i ndjeri kishte rezultuar pozitiv me koronavirus, pas kryerjes së autop sisë.

Siç raportojnë mediat maqedonase, bëhet fjalë për një punëtor ndërtimi, i cili jetonte i vetëm në një banesë me qira në qytetin Kavadarci.

Ai nuk kishte shkuar në punë që nga 31 marsi. Dyshohet se 44-vjeçari nga Fieri ka ndë rruar je të tre ditë më parë.

I ndjeri nuk ka qenë i regjistruar si i sëmurë dhe nuk kishte kërkuar ndihmë mjekësore.