Djali i Vuçiqit infektohet me koronavirus (FOTO)
Danilo Vuçiq, djali i presidentit të Serbisë, ka rezultuar pozitiv me virusin korona.
Këtë e ka bërë të ditur vet presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, njofton Klan Kosova
“Kur filloi gjithçka, Danilo im më tha dorëzimi nuk ishte një mundësi. Biri im ishte infektuar me koronavirus dhe tabloja e tij klinike ishte e tillë që ai u pranua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Bir, do të fitosh. Babi të do, të gjithë ju duam!” ka shkruar Vuçiq në Instagram.