Lajme Javore

Informohu i pari

Jeton në SHBA, mjeku: Shoku im vd iq nga koronavirusi, kam qarë gjithë natën

Gjendja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës paraqitet tejet e rënduar. Nga ky vend ka folur edhe mjeku shqiptaro-amerikan, Fillor Çaushaj. Ai ka treguar më tej se si paraqitet situata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka treguar:

Këtu është një krizë e jashtëzakonshme. New York dhe New Jersi kanë fatalitetet më të mëdha dhe sistemi mjekësor është stresuar shumë dhe kemi prediksionin se kjo javë do të jetë një javë e krizës për ne dhe të tërë po presim me lot në sy si do mbyllet kjo javë. Fatkeqesisht kanë ardhur aq shumë të sëmurë, sa është kapërcyer kapaciteti i spitaleve. Po kam parë furgonë për të vd ekur një gjë që nuk kam besuar kurrë që do të ndodhte në SHBA, por shyqyr zotit nuk ka ndodhur në spitalin tonë.

Ajo që është më e trishtë në rrëfimin e këtij mjeku që jeton në SHBA është se ai ka humbur miqtë dhe kolegët e tij nga koronavirusi. Fillor Çaushaj ka treguar edhe se kur ka mësuar se një nga shokët e tij ka vd ekur nga koronavirusi ka qarë gjithë natën.

Gjithashtu është shprehur se në Amerikë janë shumë mjekë dhe infermierë që po infektohen me koronavirus.

Më pas ka treguar:

Dy ditë më parë erdha në shtëpi dhe mora lajmin që një nga shokët e mi që ishim specializantë bashkë kishte vd ekur nga kjo sëmundje. Brenda 5 ditëve e kapi dhe vd iq. Të them të vërtetën qava gjithë natën, duke menduar atë shokun tim që tërë jetën e tij e kishte bërë detyrën për njerëzit e sëmurë, ishte një kirurg për fëmijë. Janë shumë doktorë dhe infermierë që po sëmurën dhe më dhemb shpirti për ta, por është detyra jonë për të vazhduar këtë luf të për të shpëtuar popullin tonë. Jam i lodhur, i shqetësuar, po vazhdoj luf tën.