Lajme Javore

Informohu i pari

I frikësohet infektimit nga koronavirusi, infermierja 21-vjeçare bën gati testamentin

Një infermiere 21vjeçare ka treguar se tashmë ka bërë gati testamentin e saj.

Ajo nuk është e sëm urë, por frika se mund të jetë një vik timë e Covid 19 e ka bërë që të ndërmarrë këtë hap.

Kate O’Flaherty shkruajti një letër të hapur, ku përshkroi se puna e saj si infermiere në këtë periudhë kaq të vështirë, është thjesht e fri kshme.

Infermierja tha se i ka treguar të dashurit të saj se ku mund ta gjente testamentit, nëse ajo do të sëm uret.

Në letrën e hapur, ajo tha:

Nëse e keni të vështirë të kuptoni se çfarë po heqin punonjësit e shëndetësisë, do të përpiqem t’ua përshkruaj me pak fjalë. Është një periudhë kaq e tme rrshme, sa edhe mjekët ekspertë janë të papërgatitur për këtë situatë. Të gjithë jemi si fëmijët që sapo mësojnë të lexojnë, po mësojmë çdo ditë diçka të re rreth këtij virusi. Ne nuk duam që të na quani heronj dhe as të duartrokisni për ne. Ne duam thjesht që të lu ftojmë të gjithë së bashku dhe të bëjmë më të mirën tonë. Mendoni vetëm faktin që pas 12 orësh punë, pavarësisht se nuk jam e sëmu rë, vendosa të bëj gati testamentin tim. Jam vetëm 21 vjeç dhe sapo shkruajta testamentin tim, kaq shumë ka ndikuar ajo çka shoh në punë dhe pandemia tek unë.