Lajme Javore

Informohu i pari

Rama: Ja sa shtretër dhe respiratorë ka në dispozicion Shqipëria

Në një bashkëbisedim me qytetarët në llogarinë e tij të Facebook-ut, kryeministri Edi Rama ka treguar se situata në Shqipëri është e mirë dhe kjo shihet te kapaciteti që ka vendi ynë në luftën kundër Koronavirusit.

Ai ka treguar se Shqipëria ka në dispozicion 310 shtretër në dy struktura, në Infektiv dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Deri në këto momente janë të shtruar gjithsej 60 pacientë, çfarë do të thotë vetëm 23.5% i kapacitetit është i zënë.

Një tjetër faktor pozitiv është numri i respiratorëve. Rama bën me dije se në total janë 304 respiratorë ku deri më sot janë 4 veta.

“Ne kemi sot 200 respiratorë gjendje, plus 54 të rinj dhe 30 të tjerë që janë rrugës. Plus 20 në atë paketën e parë. Në total janë 304 respiratorë, ne i kemi sot në dispozicion. Ne sot në respirator kemi 4 veta”, tha kryeministri.

“Jemi vendi në Evropë me më pak persona të intubuar sot dhe me një përqinje shtretërish në dispozicion që është më e larta. Pse? Se jemi më të pasur? Jo! Sepse i morëm të parët masat, prandaj jemi këtu sot, prandaj s’do dorëzohemi sot por do rezistojmë që të dalim triumfues nga kjo luftë”, u shpreh Rama.