Lajme Javore

Informohu i pari

Dita e tretë në terapi intensive/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e Boris Johnson

Boris Johnson duket se më në fund po përmirësohet pas trajtimit të marrë në spital.

Pasi kaloi natën e dytë në terapi intensive, gjendja e tij raportohet të jetë e qendrueshme.

Pavarësisht frikës fillestare, mjekët në Spitalin St Thomas në Londër vendosën se nuk kishte nevojë ta fusnin atë në një ventilator. Rezultatet e vizitave mjekësore zbuluan gjithashtu se ai nuk ka pneumoni. Megjithatë, do të vazhdojë të qëndrojë në repartin e terapisë intensive, për të patur monitorim të vazhdueshëm nga mjekët.

Zëdhendësi i tij, tha:

Kryeministri mbetet klinikisht i qëndrueshëm dhe po i përgjigjet mjaft mirë trajtimit. Ai vazhdon të qëndrojë në njësinë e kujdesit intensiv në Spitalin St Thomas.Kryeministri po merr trajtim standard me oksigjen dhe nuk ka nevojë për ndihmë tjetër. Boris nuk po bën më asnjë punë nga spitali pasi ky është momenti që të fokusohet tek shëndeti i tij.