Lajme Javore

Informohu i pari

Shërohet nga koronavirusi 77-vjeçari shqiptar nga Kosova

Edhe Kosova është ‘nën ethet’ e koronavirusit. Së fundmi një lajm i mirë është raportuar nga Kosova. E ditur bëhet se 77-vjeçari nga Stublla e Vitisë ka dalë nga spitali. Ai ështv shëruar plotësisht nga koronavirusi.

Nga media kosovare raportohet se ai ishte rasti i parë i konfirmuar me koronavirus në Kosovë.

Në njoftim shkruhet:

Pacienti rezulton NEGATIV fal kujdesit dhe profesionalizimit te madh nga Klinika Infektive ! Mbrēm pacienti në mosh të shtyër nga Stublla e Vitisë i ardhur nga Italia, shërohet plotësishtë! Stafi i klinikës Infektive Infermierë e Mjekë dhe të tjerët po e tregojn një përkushtim të lart ligjor,profesional e moral! SUKSESE! #vazhdonitëqëndroninështëpi.
Lajmin për shërimin e 77-vjeçarit e ka konfirmuar edhe drejtoresha në Klinikën Infektive Lendita Ajazaj dhe infektologu Salih Ahmeti.

Në Kosovë vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.