Lajme Javore

Informohu i pari

17 raste të reja, shkon në 400 numri i personave të infektuar me Koronavirus në Shqipëri

Përfaqësues nga ministria e Shëndetësisë sapo kanë njoftuar rastet e reja të personave të infektuar me Koronavirus në vendin tonë.

Rastet e të prekurve me koronavirus në Shqipëri janë rritur dhe numri i infeksioneve ka shkuar në 400 ditën e sotme.

Fatkeqësisht deri tani në vendin tonë kanë humbur jetën 22 persona prej koroanvirusit. Rastet më të shumta të të infektuarve janë regjistruar në Tiranë, Shkodër e Durrës.

Numri i të infektuarve sot ka shkuar në 400 me 17 raste të reja pozitive në 24 orët e fundit.

Njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë:

Në vijim të komunikimit të përditshëm, ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 236 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 17 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 2989 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 400 raste.

Betejën me këtë sëm undje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 52 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. Nga këta 5 pacientë janë në terapi intensive, 1 në pavion, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 190 raste

– Durrës 38 raste

– Lushnje 5 raste

– Elbasan 12 raste

– Fier 32 raste

– Kavajë 8 raste

– Rrogozhinë 4 raste

– Korçë 17 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 45 raste

– Lezhë 14 raste

– Berat 2 rast

– Has 12 raste

– Krujë 5 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 4 raste

– Mirditë 3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.

Siç e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëm undjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.