Lajme Javore

Informohu i pari

Lajm i mirë nga dy spitalet COVID, bie numri i pacientëve të shtruar

Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se në të gjithë vendin, në 24 orët e fundit janë shënuar 17 raste me koronavirus, duke e çuar numrin në total të të infektuarëve në 400.

Gjithashtu u raportua se 23 pacientë janë shëruar duke lënë kështu spitalin Infektiv. Mirëpo përveç kësaj,një lajm tjetër i mirë është se ka rënë numri i personave të shtruar në spitale.

Mësohet se në shërbimin infektiv aktualisht janë 52 të shtruar, ku 5 prej tyre janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. Nga këta 5 pacientë janë në terapi intensive (4 janë të intubuar), ndërsa 1 në pavion.

Pra në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim vetëm 58 pacientë, duke shënuar kështu numrin më të ulët në krahasim me disa ditë më parë.