Lajme Javore

Informohu i pari

Ekspertët studiojnë përhapjen e koronavirusit te fëmijët: Mbi 55% e të infektuarve janë djem

Një në pesë fëmijë që infektohen nga Covid 19 kanë nevojë për kujdes spitalor.

Infeksioni ka rezultuar të jetë më i zakonshëm tek djemtë, sipas shifrave zyrtare të SHBA. 55% e 2.500 rasteve të koronavirusit nën moshën 18 vjeç ishin djem. 42% ishin vajza, ndërsa për 3% nuk ishte përcaktuar gjinia.

Krahasuar me të rriturit, fëmijët kanë më pak të ngjarë të vuajnë nga simptomat e koronavirus dhe mund të mos tregojnë asnjë shenjë të virusit për disa ditë. Gjithashtu, ka më pak gjasa që fëmijët të kalojnë në terapi intensive apo ventilim.Një raport i veçantë i CDC me gati 75,000 pacientë tregoi saktësisht se si kushte të ndryshme rrisin rrezikun e zhvillimit të komplikimeve të koronavirusit tek të rriturit.

Për shembull, gjysma e ish-duhanpirësve ose diabetikëve u duhej të shtronin në spital dhe të vendosen në kujdes intensiv për shkak të komplikimeve. Më shumë se 355,000 njerëz në SHBA kanë testuar pozitivë për koronavirus. Fëmijët nën moshën 18 vjeç përbëjnë 22 përqind të popullsisë amerikane dhe vetëm 1.7 përqind të rasteve të diagnostikuara.

42 përqind e fëmijëve të infektuar ishin vajza dhe 55 përqind ishin djem, gjë që përputhet me të dhëna për të rriturit, në të cilat 53 përqind ishin meshkuj. Disa studime kanë raportuar një shumicë të rasteve të Covid 19 midis burrave dhe një shkallë më të lartë fataliteti në krahasim me gratë. Po e njejta gjë mesa duket tashmë është e vlefshme edhe kur bëhet fjalë për fëmijët.