Lajme Javore

Informohu i pari

Pipero apel sërish: Derisa të kalojë pandemia kujdesi s’është asnjëherë i tepërt

Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19. Rastet me të infektuar janë shtuar nga dita në ditë.

Mjeku Pëllumb Pipero ka theksuar edhe një herë se kujdesi nuk është kurrë i tepërt dhe se duhen minimalisht 4 muaj nga rasti i parë që koronavirusi të mposhtet.

Fjala e tij:

Derisa pandemia të quhet e përfunduar, kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt. Dua të ritheksoj, se kjo pandemi sipas studimeve që nga rasti e parë duhen minimalisht 4 muaj për t’u çliruar nga ajo.
Kujtojmë këtu se në vendin tonë vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.

Po ashtu Pipero është shprehur se java që lamë pas ishte një java e pikut, kurse kjo javë do të jetë një javë shesh pushimi sipas tij.

Ndërsa ditën e djeshme ai theksoi se me koronavirusin nuk ka trimëri. Mjeku Pipero tha se trim është ai që rri në shtëpi.