Lajme Javore

Informohu i pari

Mjeku Pipero ndan lajmin e mirë: Në fund të javës nis rënia e Covid-19 në Shqipëri

Mjeku Pëllumb Pipero ka folur me tone optimiste për situatën e koronavirusit në Shqipëri.

Në një lidhje për emisionin “Tempora” në RTV Ora, Pipero theksoi sërish se java e kaluar ka qenë piku i mundshëmi kurbës në Shqipëri.

Sipas tij, fundi i kësaj jave do të shënojë rënien e Covid-19 në vendin tonë.

Më tej, Pipero mendon se fundi i prillit do të ketë raste të rralla, por nuk përjashton as muajin maj.

Mjeku infeksionist nënvizon se për të qenë të çliruar nga epidemia do të duhet së paku një muaj nga rasti i fundit i konfirmuar, ndaj bëri apel ndaj qytetarëve që që tregojnë kujdes maksimal gjatë këtyre ditëve.

Pipero u shpreh:

Praktikisht java që kaloj unë mendoj që ka arritur pikun apo maksimumin e mundshëm kurba në Shqipëri. Pra ne nuk kemi një kurbë të ashpër, kemi një kurbë të zbutur dhe kur kurba është e zbutur do të thotë që rënia e saj është graduale dhe relativisht më e gjatë. Natyrisht e kam thënë dhe më parë, fundi i kësaj jave dhe fillimi i javës tjetër do të ketë doemos fillimin e rënies së qëndrueshme të epidemisë në vendin tonë. Unë mendoj se fundi i prillit do të ketë raste shumë të pakta. Por kam frikën se edhe maji do të ketë raste sporadike. Për të qenë të çliruar nga epidemia do të duhen së paku një muaj nga rasti i fundit i konfirmuar. Ndaj them që do jetë pak më i gjatë. Ndoshta këto ditë apo nga fundi i kësaj javë do të jetë fillimi i fundit që relativisht do të jetë i gjatë. Pra duhet doemos të jemi shumë të kujdesshëm.