Lajme Javore

Informohu i pari

Agonia e një nëne me vajzën 12-javëshe që ‘di gjej’ nga temperatura dhe mezi merrte frymë nga koronavirusi

Nuk ka fjalë për të përshkruar se si mund të ndjehet një nënë kur foshnja e saj 3-muajshe vuan simptoma të forta të koronavirusit.

Historia e treguar në mediat britanike është e një nëne të dy fëmijëve, e cila tha se një “mjek i moshuar” e kishte siguruar se vajza e saj 12-javore nuk mund të prekej nga koronavirus, por ajo zbuloi vetëm 24 orë më vonë se vogëlushja vunate pikërisht nga ai virus.

Vogëlushja Winter-Rose Watson mendohet të jetë një nga rastet e moshave më të vogla të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar.

Nëna e saj, Jade Watson, 27 vjeç, nga Burnley në Lancashire, pretendoi një “mjek i moshuar” në Spitalin “Royal Blackburn” fillimisht e përjashtoi mundësinë që vajza e saj të kishte Covid-19, duke thënë se foshnjat nuk mund të marrin virusin. Ajo shtoi se ata i thanë që nuk do ta testonin fëmijën.

“Kjo më shqetësoi me të vërtetë, dhe ata mund ta shihnin”, tha ajo.

Sidoqoftë, një konsulent që donte të testonte Winter-Rose pohoi se rezultatet treguan që foshnja me të vërtetë ishte prekur nga koronavirus.

Watson dyshoi se vajza e saj ishte e sëmurë më 2 prill kur ajo vuri re që Winter-Rose kishte një temperaturë të lartë.

“Mora urgjencën dhe ata më këshilluan të qëndroja në shtëpi. Por rreth orës 5:00 të mëngjesit të 3 prillit, unë kisha vënë alarmin për tu zgjuar dhe për t’i kontrolluar temperaturën dhe ishte akoma më shumë e nxehtë sesa më parë. Nuk kisha fare nevojë ta prekja, nxehtësia dilte prej saj. Ajo mezi po merrte frymë”.

Watson tha që thirri një ambulancë të cilës iu deshën tre orë për të mbërritur. Pas mbërritjes në Spitalin “Royal Blackburn”, një konsulent vendosi të kryejë disa teste, dhe pavarësisht pretendimeve të Watson, një mjek i moshuar argumentoi se foshnjat nuk e kapin virusin.

“Një konsulent tha që ai ende dëshironte t’i bënte asaj një test edhe pse ata i vunë një vigon në dorë dhe u përpoqën t’i fusnin edhe një kateter, kjo ishte tepër shqetësuese”, tha ajo.
Ndërsa rezultatet priteshin në spital, u kontrollua gjithashtu shëndeti i përgjithshëm i foshnjës dhe iu dhanë antibiotikëve për të ulur temperaturën.

“Ata vendosën gjilpëra në shpinë për të kontrolluar meningjitin dhe i dhanë antibiotikë, por ato nuk funksionuan”, tha ajo.

“Të shtunën në mëngjes, doktori erdhi dhe më tha që ishte testuar pozitive për koronavirus. Ishte gjëja më e keqe në botë për të dëgjuar”, tha Watson.

“Po provonin t’i rikthenin lëngjet e saj, por nuk kishte asgjë tjetër që mund të bënin për ta ndihmuar atë të luf tonte”.

Gjendja e Ëinter-Rose u përmirësua gjatë fundjavës dhe ajo doli të hënën nga spitali për t’u izoluar për 14 ditë.
Djali gjashtëvjeçar i Watson është dërguar të jetojë me babanë e tij, si një masë paraprake. Nuk dihet se ku e ka marrë fëmija virusin.

“Ajo ende e ka virusin dhe nuk e di nëse e kam pasur apo jo, pasi e vetmja simptomë që kisha ishte një dhimbje koke që nuk do të largohej, edhe pasi të merrte pilula dhimbjeje koke. Djali im ishte me mua disa ditë para se vajza të shkonte në spital, por tani ai duhet të izolohet me babanë e tij në shtëpinë e tij, pasi ne nuk e dimë nëse mund ta ketë edhe ai”.

Watson tha se pjesa më e vështirë ishte të shihte foshnjën e saj 12-javëshe të sëmurë në spital dhe të mos kishte askënd për ndihmë për shkak të masave distancuese sociale.

“Unë kam marrë shumë mesazhe mbështetëse nga njerëzit në internet. Kjo ishte shumë e madhe dhe më bëri të qaj, por është ajo që më ndodhi”, shtoi ajo.

Profesionistët e mjekësisë kanë vazhduar të kontrollojnë vajzën e saj çdo ditë. “Është folur për këtë virus që nuk i prek foshnjat në të njëjtën mënyrë si të tjerët, por ja që ndodh, dhe ka ndikuar aq shumë te vajza ime. Unë kurrë nuk e kisha kaq të pafuqishme”, tha Watson.

“Kam dalë jashtë shtëpisë vetëm për të bërë pazaret, por njerëzit duhet të dëgjojnë këshillat dhe të qëndrojnë brenda”.