Lajme Javore

Informohu i pari

Shuhet djali i lindur pa një pjesë të trurit, pasi jetoi mrekullisht për 5 vjet

Një djalë i lindur pa një pjesë të trurit të tij ka vd ekur, njoftoi familja e tij, pasi mrekullisht kishte jetuar deri në moshën pesë vjeçare.

Jaxon Buell, nga Florida në SHBA kishte ndë rruar je të “paqësisht” më 1 prill, njoftuan prindërit e tij Brandon e Brittany.

Djali kishte lindur me një keqfunksionim të rrallë të trurit të quajtur Mikrohidranencefali, një ano mali e rë ndë e zhvillimit para lindjes.

Brandon tha se vde kja e Jaxon nuk kishte të bënte me koronavirusin dhe se vogëlushi tr agjik kishte hyrë në gjendjen pa kthim prapa që kur organizmi i tij tregonte se nuk po avanconte më.

“Ai ndë rroi je të në krahët e mi i rrethuar nga prindërit e familja që e ngushëllonin dhe e përkëdhelnin në ditët e fundit të je tës,” tha ai.

Jaxon kishte më shumë se 200,000 ndjekës në Facebook teksa prindërit e tij ndanin historinë online.

Jaxon mundi shanset për të mbijetuar pas lindjes së parakohshme, kur prindërit vendosën të mos abo rtonin pas dallimit të gjendjes së tij në bark nga doktorët me ultratinguj.

“Ne mësuam se ai ishte djalë dhe kuptuam që kishte një problem në kokë”.

Doktorët thanë se truri i Jaxon kishte ndaluar zhvillimin disa javë pas ngjizjes.