Lajme Javore

Informohu i pari

Drejtoresha e ISHP: Mes të infektuarve me Koronavirus në Shqipëri kemi edhe gra shtatzëna

Njoftimin për rastet e personave të infektuar me koronavirus për ditën e sotme e ka dhënë në media drejtoresha e ISHP, Silva Bino.

Gjatë deklaratës së saj ku njoftoi se në vend janë infektuar 383 persona me koronavirus ajo ka treguar se ka edhe gra shtatzëna që kanë kontraktuar për fat të keq virusin.

Drejtoresha e ISHP njoftoi se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe se kanë simptoma të lehta.

Po ashtu edhe fëmijët e prekur nga koronavirusi janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Deklarata e Silva Binos:

Kemi pasur edhe gra shtatzëna me COVID-19. Gjendja e tyre shëndetësore ka qenë e mirë. Pra nuk kemi para forma të rënda apo të mesme, kryesisht forma të lehta. Edhe për fëmijët kemi pasur forma të lehta dhe janë gjurmuar si persona kontakti, dhe kemi të shëruar.
Ditën e sotme numri total i personave të prekur me Covid në vendin tonë ka shkuar në 383, 22 prej të cilëve kanë humbur jetën në Spitalin Infektiv.