Lajme Javore

Informohu i pari

Një muaj mjalti pafund prej Koronavirusit! Çifti ‘bllokohet’ në Maldive në resortin 700 euro nata

Raul dhe Olivia De Freitas nga Cape Town ishin siguruar nga agjensia e udhëtimit se do ktheheshin shëndoshë dhe në kohë në shtëpi pasi u nisën për muaj mjalti në momentet kur kishte nisur shpërthimi i pandemisë së koronavirusit.

Ata qëndruan në karantinë në një vendpushim prej 700 euro për person në ditë, në pamundësi të riatdhesimit.

Një mësues dhe një kasap nga Cape Town (Afrika e Jugut), u nisën në 22 Mars, në mes të pandemisë për të përmbushur ëndrrën e tyre të dashurisë duke sfiduar fatin.

Por muaji i mjaltit i Raul dhe Olivia De Freitas në Maldive po kthehet në një makth.

Çifti, nuk është më në gjendje të kthehet në shtëpi dhe po qëndron në vendpushimin luksoz (të rezervuar për muajin e mjaltit) me 700 euro në ditë për person.

Ata kanë ngecur në mes të një parajse, por…me një çmim të lartë.

Ata vijojnë të qëndrojnë në vendpushimin luksoz duke qenë se e kanë të pamundur kthimin në shtëpi për shkak të pezullimit të fluturimeve.

Muaji i tyre i mjaltit, me të gjitha garancitë e agjencisë që e kishte organizuar, do të zgjaste vetëm një javë.

Por, disa ditë pas ardhjes së të porsamartuarve në Maldive, autoritetet mbyllën aeroportin më 25 mars dhe prej atëherë kanë qëndruar në vendpushim duke shpenzuar thuajse të gjitha paratë e tyre.