Lajme Javore

Informohu i pari

Kosovë/ Foshnja shqiptare me koronavirus del nga spitali

Edhe Kosova është ‘nën ethet’ e koronavirusit. Por një lajm i mirë është raportuar nga Kosova.

E ditur bëhet se foshnja shqiptare me koronavirus është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ka dalë nga spitali.

Mësohet se foshnja pesëmuajshe së bashku më nënën e tij nga fshati Topanicë i Kamenicës janë në shtëpinë e tyre. Lajmin se ata kanë dalë nga spitali e ka dhënë Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Këtë lajm ai e ka dhënë më anë të një postimi në rrjetet sociale.

Postimi i tij:

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, u informuam se gjendja shëndetësore e foshnjës pesë muajshe të prekur nga virusi COVID-19 është e mirë dhe se sot është liruar për t’u rikthyer në shtëpi. Normalisht që prindërit me foshnje dhe gjithë të prekurit tjerë nga ky virus, duhet të qëndrojnë në vetizolim deri të shërohen, por është lajm i mirë që gjendja e të gjithëve është stabile.
Kujtojmë këtu se dhe në Kosovë vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi, për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.